
Vizitë e nxënësve të SHFMU “Elena Gjika” në ASK, 22 Qershor 2022
24/06/2022
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka pritur për vizitë, nxënësit nga SHFMU " Elena Gjika”, me kërkesë të aktivit të matematikës nga kjo shkolle me mesimedheneset znj.Elvira Ibrahimi, znj.Shyhrete Hasani dhe znj.Teuta Muhadri, ku u pritën nga Zv.Kryeshefi i Agjencisë së Statistikave të Kosovës, z.Ilir T. Berisha.
Vizita kishte të bënte me njoftimin e nxënësve për së afërmi me punën e ASK-se, ku per te cilën planprogrami i matematikës për klasët 6 -9 e perfshinë edhe temën " Statistika ".
Gjithashtu nxënësit u njoftuan nga afër për punën që realizohet në ASK, ku paten mundesi të njoftohen në praktike me disa nga aktivitetet statistikore të cilat u prezantuan nga Drejtori i TI-se z.Ramiz Ulaj, Udhëheqësja e Divizionit te Statistikave Sociale znj. Naime Rexhepi dhe nga Zyrtarja për Statistikat e Arsimit znj.Advie Uka.