/media/5754/sdmx112020.jpeg?anchor=center&mode=crop&width=750&height=448&rnd=132507011530000000

Mbahet trajnimi online për SDMX

24/11/2020
Në Agjencinë e Statistikave të Kosovës (ASK) nga sot po mbahet trajnimi online për SDMX (Statistical Data and Metadata eXchange). SDMX është një iniciativë ndërkombëtare, që synon standardizimin dhe modernizimin e mekanizmave dhe proceseve për shkëmbimin e të dhënave statistikore dhe metadatave ndërmjet organizatave ndërkombëtare dhe vendeve të tyre anëtare. ASK-ja synon që përmes përdorimit të SDMX-it të zhvillojë standarde të përbashkëta për shkëmbimin e të dhënave statistikore dhe metadatave. Për më tepër, si prodhues i të dhënave zyrtare, ASK-ja synon zbatimin e standardeve SDMX në kohën e duhur në të gjitha fazat e zinxhirit të prodhimit statistikor, në mënyrë që të përfitojë vetë si institucion, e po ashtu të përfitojnë edhe përdoruesit e statistikave zyrtare. Standardet SDMX synojnë të sigurojnë që të dhënat të shoqërohen gjithmonë me metadata të përshtatshme, duke ndihmuar në sigurimin e koherencës së të dhënave dhe duke i bërë ato menjëherë të përdorshme. Zbatimi i standardeve dhe praktikave SDMX përmirëson cilësinë e të dhënave, të matura në terma të afateve kohore, aksesit, lehtësisë së interpretimit dhe koherencës, si dhe duke i ulur kostot. Trajnimi po ndiqet nga zyrtarët e Teknologjisë Informative dhe Metodologjisë në ASK, ndërsa ekspertët janë nga Instituti i Statistikave Italiane (ISTAT), të angazhuar në projektin për Metadata – (IPA 2017).