/media/4092/ikn.jpeg?anchor=center&mode=crop&width=750&height=448&rnd=131731884900000000

Indeksi i Kostos së Ndërtimit (IKN), TM3 2020

10/12/2020
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon Indeksin e Kostos së Ndërtimit (IKN) për tremujorin e tretë (TM3) të vitit 2020. Indeksi i tërësishëm i Kostos së Ndërtimit në Kosovë (IKN) shënoi rritje për 0.5% në TM3 2020, krahasuar me TM2 2020. Rritje më të madhe kishte: energjia 2.6%, transporti 2.5%, materialet 0.7%, kurse makineritë e tjera 0.3%. Rritja e çmimeve u neutralizua, kryesisht me uljen e çmimeve te pagat (- 0.8%) dhe kostot e tjera (-0.7%) . Ndërkaq, krahasuar TM3 2020 me te njëjtën periudhë të vitit paraprak (TM3 2019) Indeksi i Kostos së Ndërtimit pësoi rënie për (-0.4%). Rënia e indeksit kryesisht u vërejt te kategoritë: pagat (-3.8%); energjia (-0.5%); dhe kostot e tjera (-0.3%). Ndërsa, ngritje pati te: makineritë (1.5%), transporti (0.9%), dhe materialet (0.2%).