/media/5893/1.jpg?anchor=center&mode=crop&width=750&height=448&rnd=132576173220000000

Nënshkruhet Marrëveshje Mirëkuptimi ndërmjet Agjencisë së Statistikave të Kosovës dhe Ministrisë së Mbrojtjes

12/02/2021

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) sot ka nënshkruar një Marrëveshje Mirëkuptimi me Ministrinë e Mbrojtjes (MM), ku parashihet bashkëpunim i ndërsjellë ndërmjet dy institucioneve të Republikës së Kosovës.

Nënshkrimi i Marrëveshjes së Mirëkuptimit është bërë nga znj. Rozafa Ukimeraj, Sekretare e Përgjithshme në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Zv.Kryeshefit Ekzekutiv të ASK-së, z. Ilir T. Berisha.

Qëllimi i kësaj Marrëveshjeje të Mirëkuptimit është forcimi dhe bashkëpunimi institucional ndërmjet palëve për lehtësimin e procedurave në ofrimin e të dhënave statistikore për Ministrinë e Mbrojtjes nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, ofrimin e ndërsjellë të trajnimeve, mbështetjen në organizimin e aktiviteteve, ndarjen e hapësirave në realizimin e aktiviteteve/trajnimeve, si dhe pjesëmarrjen në aktivitete të përbashkëta.

Të dhënat e ofruara nga ASK janë të dhëna të azhurnuar (përditësuara), kurse MM do t’i shfrytëzojë ato për nevoja të brendshme.