
Nënshkruhet Marrëveshje Mirëkuptimi ndërmjet Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) dhe Swisscontact-it
21/09/2021Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) sot ka nënshkruar një Marrëveshje Mirëkuptimi (MeM) me Swisscontact-in, ku parashihet bashkëpunim për zhvillimin e të dhënave të sektorit të turizmit.
Nënshkrimi i Marrëveshjes së Mirëkuptimit është bërë në ambientet e Swisscontact-it nga Zv. Kryeshefi Ekzekutiv, Ilir T. Berisha dhe Menaxherja e Projektit “Promovimi i Punësimit në Sektorin Privat – PPSE”, znj. Argjentina Grazhdani.
Qëllimi i kësaj MeM është rritja e statistikave mbi turizmin në Kosovë bazuar në standardet e Eurostat -it dhe organizatave të tjera botërore.
Me qëllim të pasurimit të të dhënave turistike, PPSE do ta përkrahë ASK-në me ekspertizë teknike lokale dhe ndërkombëtare.
Nënshkrimi i kësaj MeM ka një rëndësi të madhe për ASK-në.