/media/6748/keshilli-statistikor2022.jpeg?anchor=center&mode=crop&width=750&height=448&rnd=132949181820000000

Mbahet takimi i VII-të i Këshillit Statistikor të Kosovës

17/04/2022

Këshilli Statistikor i Kosovës ka mbajtur takimin e rregullt konsultativ. Rekomandimet lidhur me Programin e Statistikave Zyrtare, metodat, klasifikimet e standardet e përdorura në mbledhjen dhe publikimin e të dhënave statistikore kanë adresuar gjetjet e raportit të vendit, përkatësisht kapitullin 95 të MSA-së për bashkëpunimin statistikor. Anëtarët e Këshillit Statistikor shprehën gatishmërinë për të kontribuar aktivisht në rritjen e bashkëpunimit në mes akterëve me rëndësi në sistemit statiskor në vend. Duke synuar kështu zhvillimin e një sistemi efikas dhe të qëndrueshëm në Kosovë, të aftë për të siguruar të dhëna të besueshme, objektive ,të sakta, dhe të krahasueshme me statistikat Evropiane.