
ASK para Komisionit Parlamentar - Raporton mbi Raportin e Auditorit mbi TI-në
11/05/2021Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka raportuar para Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike për gjetjet e Auditimit mbi performancën e teknologjisë së informacionit në ASK, qeverisjes, menaxhimin e operacioneve dhe sigurinë e sistemeve.
Zv. Kryeshefi Ekzekutiv i ASK-së, Ilir Berisha ka theksuar se nga 16 rekomandimet e auditorit, 9 prej tyre janë zbatuar, 3 janë në proces dhe 4 prej tyre do të realizohen në bashkëpunim me institucionet e tjera relevante. Ndër të tjera, ai ka kërkuar mbështetje institucionale për sigurinë e të dhënave statistikore në ASK. Në Raportin e Auditorit është vlerësuar efikasiteti i shpejt i ASK-së në zbatimin e rekomandimeve të auditorit, si dhe është potencuar se në ASK nuk ka mekanizma të nevojshëm për teknologjinë e informacionit.