Përshkrim i shkurtër
Agjencia e Statistikave të Kosovës është institucion profesional i cili merret me grumbullimin, përpunimin dhe publikimin e të dhënave zyrtare të statistikave. Si i tillë vepron që nga viti 1948 i cili ka kaluar nëpër disa faza historike, i strukturuar sipas rregullimit shtetëror të asaj kohe.
Më 2 Gusht 1999, Agjencioni ka rifilluar punën e vet profesionale (pas 9 viteve të ndërprerjes të të gjitha serive statistikore në dëm të interesit të Kosovës), si institucion i pavarur në kuadër të Ministrisë së Administratës Publike. Që nga data 12.12.2011 ky Agjencion vepron në kuadër të Kryeministrisë së Kosovës. Agjencioni financohet nga Buxheti i Konsoliduar i Kosovës por edhe nga donatorët për projekte të veçanta dhe për ndihmë teknike profesionale.
Agjencia e statistikave të Kosovës vepron sipas Ligjit Nr. 04/L-036 i cili ka hyrë në fuqi me 12.12.2011.
Visioni
Visioni i sistemit statistikor të Kosovës është që të njihet si ofrues i besueshëm, i sigurtë i të dhënave statistikore dhe si institucion udhëheqës i përcaktimit të standardeve të statistikës.
Kjo do të arrihet nëpërmjet një përkushtim të përhershëm në përmirësimin e metodologjisë, standardeve dhe paraqitjes statistikore në përputhje me kërkesat e përdoruesve kryesorë kombëtar dhe ndërkombëtar të statistikave të Kosovës.
Misioni
Misioni i sistemit është që të përmbush kërkesat e përdoruesve me të dhëna statistikore cilësore, të besueshme dhe objektive. Të dhënat do të vihen në dispozicion në kohën e duhur dhe të paraqiten në mënyra që lehtësojnë përpjkekjet planifikuese dhe zhvillimore në nivel vendi, komune dhe vendbanimi.
Sistemi do t’u ofrojë institucioneve qeveritare, komuniteteve dhe institucioneve kërkimore akademike, komunitetit ndërkombëtar, komunitetit te biznesit, shoqërisë civile dhe publikut te gjerë informata cilësore statistikore. Ky sistem duhet të përmbushë kërkesat e Ligjit për Statistikat Zyrtare të Republikës së Kosovës duke përdor praktikat moderne të menaxhimit