Zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës, Emilja Redžepi, së bashku me përfaqësues të ASK-së, pritën në takim përfaqësues të grupeve etnike në vend ku u diskutua për Regjistrimin e Popullsisë 2023

  • 03/02/2023

Zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës, Emilja Redžepi në takimin e parë të organizuar në një format të tillë, ku pjesëmarrës ishin përfaqësues të grupeve të ndryshme etnike në vend, theksoi angazhimin maksimal të institucioneve të Republikës së Kosovës për gjithëpërfshirje sociale e proces demokratik të regjistrimit të popullsisë 2023. Tutje, tha që të gjithë qytetarët e Kosovës në tërë territorin ku jetojnë në vendin tonë pavarësisht nga përkatësia nacionale etnike, duhet t’i përgjigjen regjistrimit të popullsisë që institucionet tona të kenë të dhënat reale dhe të sakta për numrin e banorëve. Dëshiroj të jap kontributin tim si në nivel lokal ashtu edhe në qendror, veçanërisht me komunat ku jetojnë përfaqësuesit e komuniteteve jo shumicë që së bashku me ju të gjithë në bashkëpunim me organizata jo qeveritare dhe përfaqësues politik, në bashkëpunim me Agjencinë e Statistikave, të angazhojnë regjistrues nga të gjitha komunitetet, të angazhojmë regjistrues lokal nga mjediset ku këta popuj jetojnë, me qëllim të gjithëpërfshirjes në regjistrimin e popullsisë. . Gjatë regjistrimit do të angazhohen qytetarë që do të jenë zyrtarisht regjistrues të ASK-së për tërë territorin e Kosovës, ku do të ketë regjistrues shqiptar, serb boshnjak, turq, rom, ashkali, egjiptas, goran, malazez, kroat.

Zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës, tutje tha që institucionet e Republikës së Kosovës do të angazhohen që të mos ketë diskriminim dhe pengesa gjatë procesit të realizimit të regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave në vend.

ud. Kryeshefi Ekzekutiv i Agjencisë së Statistikave të Kosovës, z. Ilir Berisha theksoi rëndësinë e procesit të regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave për të dhëna statistikore demografike dhe socio-ekonomike për vendin. Ai tutje tha që në Regjistrimin e këtij viti, numri i regjistruesve do të jetë 3 mijë e 535 regjistrues, 2 mijë e 667 do të jenë aktiv, ndërkaq 868 do të jenë rezervë. Regjistruesit do të zgjedhën nga vendbanimi apo vendi ku do të bëhet regjistrimi. Agjencia e Statistikave të Kosovës do të bëjë shpalljen e konkursit, do të cakton kriteret dhe në përzgjedhjen e regjistruesve, në listën e ngushtë atëherë do të jenë komisionet që do të formohen. Ne e kemi thënë edhe në takimin e mëhershëm, që për target grupe të cilat nuk mund të mbërrijnë kritere atëherë do të shikojmë që të ketë një gjithë përfshirje që t’i ulim ato kritere për një komunitet të atij vendbanimi. Regjistrimi do të realizohet në 38 komuna, 1469 vendbanime, 5026 qarqe regjistruese, prej të cilave 1800 adresa apo objekte banimi.

z. Berisha shprehu zotimin se do të ketë angazhim maksimal për gjithëpërfshirje sociale dhe informim të drejtë për procesin tek të gjitha grupet etnike në vend.

Kryetari i Komisionit Qendror të Regjistrimit të Popullsisë, z. Florim Isufi duke theksuar rolin e rëndësishëm të regjistrimit të popullsisë në mbledhjen dhe analizimin  të dhënave statistikore për vendin, tha që KQR do të do të angazhohet maksimalisht për një proces të regjistrimit demokratik dhe gjithëpërfshirës, ku do të trajtohen nevojat e të gjitha grupeve të popullsisë në Kosovë. Gjithashtu, i njoftoi pjesëmarrësit mbi aktivitet kryesore të Komisionit Qendror të Regjistrimit të realizuara deri më tani, konkretisht mbi hartimin e rregulloreve të punës mbi funksionimin e vet KQR dhe Komisioneve Komunale të Regjistrimit.

Menaxheri i Regjistrimit të Popullsisë, Z. Avni Kastrati foli mbi procesin e regjistrimit dhe realizimin e aktiviteteve në terren. Me fokus, në angazhimin e ASK-së për gjithëpërfshirje për të gjitha grupeve etnike në vend, si në aspektin e mbledhjes dhe analizimit të të dhënave të regjistrimit, por edhe në ofrimin e kushteve të barabarta për pjesëmarrje në proceset e rekrutimit për stafin që do të angazhohet në regjistrimin e popullsisë, si një prej projekteve më të rëndësishme nacionale.

Takimi vazhdoi me diskutim konstruktiv, mbi një numri temash të rëndësishme që trajtojnë çështje për komunitetet, dhe grupet e ndryshme etnike dhe fetare në vend. Për realizimin sa më të suksesshëm të regjistrimit të popullsisë, mbulueshmërinë territoriale dhe garantimin e të drejtave përmes pjesëmarrjes për të gjitha grupet e popullsisë në Republikën e Kosovës.

Përfaqësues të ASK-së ritheksuan përkushtimin institucional për realizimin e projektit të regjistrimit në përputhje me praktikat më të mira kombëtare dhe ndërkombëtare, respektimin e standardeve evropiane dhe intensifikimin e bashkëpunimit ndër-qeveritar.