Vjetari Statistikor i Republikës së Kosovës për vitin 2015

  • 15/06/2015

Agjencia e Statistikës së Kosovës (ASK) ka publikuar Vjetarin Statistikor të Republikës së Kosovës për vitin 2015.

 Vjetari Statistikor i Republikës së Kosovës është botuar, për herë të parë, në vitin 2014 si një nga botimet më të veçanta më të rëndësishme dhe më gjithëpërfshirëse të Agjencisë së Statistikave të Kosovës. Në këtë publikim përmblidhen shumë të dhëna të rëndësishme statistikore, në seri të ndryshme kohore, që kanë të bëjnë me Kosovën. 

Informacionet statistikore, që janë paraqitur në Vjetarin Statistikor, janë përgatitur në bazë të eksperiencës, bashkëpunimit me shfrytëzuesit dhe gatishmërisë së departamenteve të ASK-së, për t’iu përgjigjur në kohë dhe me cilësi kërkesave të përdoruesve.

Po ashtu, në këtë publikim gjenden të dhëna përmbledhëse statistikore, shënime metodologjike, grafikë, harta dhe analiza mbi gjendjen aktuale për fusha të veçanta të veprimtarive ekonomike, sociale dhe bujqësore në Republikën e Kosovës.

Në këtë publikim, ofrohen të dhëna lidhur me ngjarjet jetësore, që kanë ndodhur në nivel vendi dhe të komunave, sipas karakteristikave kryesore, si: mosha, gjinia, etnia, arsimi dhe fertiliteti.

Ndryshe, Vjetari Statistikor i Republikës së Kosovës 2015 përfaqëson një nga përpjekjet më serioze të ekipit të ASK-së dhe bashkëpunëtorëve të ASK-së,  për informim të opinionit të gjerë publik.