Vjetari Statistikor i Republikës së Kosovës, 2018
Agjencia e Statistikës së Kosovës (ASK) prezanton për përdoruesit Vjetarin Statistikor të Republikës së Kosovës për vitin 2018.
Vjetari Statistikor i Republikës së Kosovës është botuar, për herë të parë, në vitin 2014 si një nga botimet më të veçanta më të rëndësishme dhe më gjithëpërfshirëse të Agjencisë së Statistikave të Kosovës. Qëllimi kryesor i Vjetarit Statistikor është të sigurojë në një botim të vetëm një përmbledhje të plotë të statistikave sociale ekonomike dhe bujqësore për një periudhë të caktuar. Vjetari Statistikor prezanton në mënyrë të detajuar dhe në baza vjetore statistika të një game të gjerë temash statistikore nga sektorët përgjegjës të ASK-së. Në këtë publikim përmblidhen shumë të dhëna të rëndësishme statistikore, në seri të ndryshme kohore, që kanë të bëjnë me Republikën e Kosovës.
Vjetari Statistikor, është një botim i ndarë në 23 kapituj të cilët në vete përmbajnë 223 tabela, 110 grafikë, 5 harta si dhe pjesën shkrimore dhe metodologjike ku si objektiv kanë të sigurojnë të dhëna dhe një përshkrim më të plotë të strukturave sociale, ekonomike dhe bujqësore në Republikën e Kosovës. Vjetari statistikor në përmbajtjen e vet ka sistemuar e koordinuar në mënyrë të qëndrueshme përbërësit më thelbësorë të informacionit statistikor ku ky informacion do të shërbejë për të treguar një pamje të gjerë të proceseve shoqërore, ekonomike dhe bujqësore të Republikës së Kosovës.
Për më shumë informata, lidhur me Vjetarin Statistikor 2018, vizitoni: http://ask.rks-gov.net/sq/agjencia-e-statistikave-te-kosoves/te-pergjithshme/vjetaret-statistikor