Vjetari Statistikor i Republikës së Kosovës, 2017

  • 30/06/2017

Vjetari Statistikor i Republikës së Kosovës është botuar, për herë të parë, në vitin 2014 si një nga botimet më të veçanta dhe më gjithëpërfshirëse të Agjencisë së Statistikave të Kosovës. Vjetari Statistikor 2017 paraqet një pamje të detajuar në lidhje me një gamë të gjerë temash statistikore në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës. Secili kapitull paraqet të dhëna statistikore në formë të tabelave, hartave dhe figurave në seri të ndryshme kohore të shoqëruara nga një përshkrim i shkurtër për secilin kapitull.

Këta tregues janë paraqitur për disa subjektet si: Informata gjeografike, Popullsinë, Arsimin, Kulturën, Mirëqenien Sociale, Shëndetësinë, Tregun e Punës, Standardin Jetësorë, Bujqësinë, Mjedisin, Ekonominë, Statistikat Strukturore të Ndërmarrjeve, Bruto Produkti Vendor, Llogaritë Qeveritare, Hotelerinë, Transportin dhe Komunikimin, Energjinë, Ndërtimin dhe Banimin, Tregtinë e Jashtme, Çmimet, Sektorin Financiar si dhe tregues të krahasuar (statistikat ndërkombëtare).

Përveç të dhënave për subjektet e cekura më lartë Vjetari Statistikor 2017 përfshinë edhe te dhëna nga Regjistrimi i  Ekonomive Familjare dhe Banesave 2011 si dhe të dhëna nga Regjistrimi i Bujqësisë 2014.

Qëllimi kryesor i Vjetarit Statistikor është të sigurojë në një botim të vetëm një përmbledhje të plotë të statistikave sociale  ekonomike dhe bujqësore për një periudhë të caktuar. Vjetari Statistikor prezanton statistika të cilat  janë nxjerrë të detajuara nga sektorët përgjegjës të ASK-së. Në këtë publikim përmblidhen shumë të dhëna të rëndësishme statistikore, në seri të ndryshme kohore, që kanë të bëjnë me Republikën e Kosovës.

Vjetari statistikor në përmbajtjen e vet ka  sistemuar e koordinuar në mënyrë të qëndrueshme përbërësit më thelbësorë të informacionit statistikor ku ky informacion do të shërbejë për të treguar një pamje të gjerë të proceseve shoqërore dhe ekonomike të Republikës së Kosovës.