Varfëria në konsumë në Kosovë, 2011
Agjencia e Statistikave i Kosovë, gjegjësisht Departamenti i Statistikave Sociale së bashku me Bankën Botërore, ka bërë publikimin e rezultateve të varfërisë në konsum në Republikën e Kosovës për vitin 2010. sipas rezultateve të dalura, trendët e varfërisë në Republikën e Kosovës kanë rënie, po të krahasojmë me vitet paraprake. Në vitin 2010 në Kosovë rreth 29.2 % e popullsisë jeton në varfëri të plotë me 1.55 € në ditë për një person të rritur, dhe 8.2 % e popullatës jeton në varfëri të skajshme me 1.02 € në ditë.
Varfëria në zonat rurale dhe urbane janë pothuajse të barabarta , varfëria e plotë në zonat rurale është 30.7 % ndërsa në zonat urbane 26.7 % , ndërsa varfëria ekstreme në zonat urbane është 7.8 % ndërsa në zonat rurale është 8.5 % .
Niveli i varfërisë është i ndërlidhur me moshën e popullsisë, nivelin e edukimit të përfunduar të personave, statusin e punësimit, ndihmat sociale, pensionet dhe parat e dërguara nga jashtë.
Konsumi në këtë raport është përdorur si masë e mirëqenies apo pasurisë individuale. Konsumi i ekonomisë familjare llogaritet si vlera e tërësishme e shpenzimeve të ekonomisë familjare në gjëra ushqimore dhe jo-ushqimore siç jepet në Anketa e Buxhetit të Ekonomive Familjare (ABEF), përfshirë vlerësimin e çfarëdo ushqimi të prodhuar në shtëpi dhe që është konsumuar nga familja.