ud. Kryeshefi Ekzekutiv i Agjencisë së Statistikave të Kosovës, z. Ilir Berisha ka takuar shefin e misionit të OSCE në Kosovë, Ambasadorin Micheal Davenport
Në takim me ambasadorin Davenport, zv.Kryeshefi Ekzekutiv dhe Menaxheri i Regjistrimit të Popullsisë, z. Avni Kastrati, diskutuan mbi përgatitjet për regjistrimin e popullsisë 2023. Mundësitë e intensifikimit të bashkëpunimit, qasjet dhe modelet mbi realizimin sa më të suksesshëm të regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave në Kosovë, përgjatë datave 1 shtator-16 tetor 2023.
Z.Berisha theksoi rëndësinë e projektit nacional të Regjistrimit të popullsisë për programin kombëtar statistikor në vend. Si dhe falënderoi përfaqësuesit e OSBE-së në Kosovë për gatishmërinë për përkrahje, në mënyrë që regjistrimit i popullsisë të ketë një gjithëpërfshirje territoriale.
Ambasadori, Davenport, përmendi qasjen gjithëpërfshirëse të OSBE-së ndaj sigurisë që përfshin aspektet politiko-ushtarake, ekonomike, mjedisore dhe njerëzore.
Misioni i OSBE-së në Kosovë është i mandatuar për të mbrojtur dhe promovuar të drejtat e njeriut dhe të komuniteteve, si dhe demokratizimin dhe zhvillimin e sektorit të sigurisë publike. OSBE mbetet e përkushtuar për të mbështetur institucionet në përmirësimin e sektorëve të rëndësishëm.
Ambsadori, Davenport shprehu gatishmërinë për përkrahje përmes resurseve humane dhe teknologjike për Agjencinë e Statistikave të Kosovës. Si dhe bashkëpunimin institucional me zyrën për Demokratizim Institucional dhe të drejtave të njeriut (ODIHR), në bashkërendimin e aktiviteteve për gjithëpërfshirje sociale në regjistrimin e popullsisë.
Një takim e bashkëbisedim konstruktiv, mbi një numër temash të rëndësishme për realizimin sa më të suksesshëm të regjistrimit të popullsisë, mbulueshmërinë territoriale dhe garantimin e të drejtave përmes pjesëmarrjes për të gjitha grupet e popullsisë në Republikën e Kosovës.
Përfaqësues të ASK-së ritheksuan përkushtimin institucional për realizimin e projektit të regjistrimit në përputhje me praktikat më të mira kombëtare dhe ndërkombëtare, respektimin e standardeve evropiane dhe intensifikimin e bashkëpunimit rajonal.