Statistikat Sociale- indikatorët e arsimit dhe tregut të punës në ndarje gjinore

  • 08/03/2023

 

Numri i përgjithshëm i studentëve të cilët ndjekin arsimin e lartë në nivelin Bachelor 2021/2022 (në Universitet Publike dhe Kolegjet Private) ishte 70187, prej tyre 40826 apo 58,2% Femra ndërsa 29358 apo 41.8% Meshkuj. Nga numri i përgjithshëm i studentëve vërehet diferencë e madhe gjinore e studentëve të cilët ndjekin studimet në fushën e “Arsimit “ ku nga 4352 student,4028 apo 92.6% janë Femra dhe 324 apo 7.4 % janë Meshkuj.

Numri i përgjithshëm i studentëve (në Universitete Publike dhe Kolegje Private) 2021/2022, në nivelin Master ishte 11877, prej tyre 7268 apo 61.2% janë Femra , ndërsa 4609 apo 38.2% janë Meshkuj.

Numri i të diplomuarve nivelin Bachelor 2020/2021, ishte 10997 prej tyre 7266  apo 66% Femra ndërsa 3731 apo 34%  Meshkuj.

Numri i studentëve të diplomuar në Universitete Publike dhe Kolegje Private në nivelin Master ishte 2112  prej tyre Femra 1322 apo 62.6% ndërsa Meshkuj 790 apo 37.4%.

Bazuar në të dhënat e Anketës së Fuqisë Punëtore 2021,shkalla e punësimit ishte 31.1% j ku punësimi më i lartë ishte tek Meshkujt 45.9% ,ndërsa më i ulët tek Femrat me 16.5% 

Shkalla më e lartë e punësimit ishte tek Femrat e grup moshës 25-34 me 24.1% Femra të punësuara Ndërsa tek Meshkujt shkalla më e lartë e punësimit i përket grup moshës 35-44 me 61.9%

Në vitin 2021, shumica e femrave të punësuara kishin statusin e punonjësit 88.3% e  krahasuar me 74.3% për meshkujt 4.9% e femrave kishin  statusin e punësimit të vetëpunësuar me punonjës krahasuar me 10.8% të meshkujve.

Femrat janë të punësuara kryesisht në sektorët e arsimit, tregtisë dhe kujdesit shëndetësor me 51.8 % ndërsa meshkujt janë kryesisht të punësuar në sektorët e tregtisë, ndërtimtarisë dhe prodhimit me 41.8%.

Shkalla e jo aktivitetit tek Femrat ishte 78.0% krahasuar me meshkujt 43.4%.

Për më shumë informata:

https://ask.rks-gov.net/media/7218/tregu-i-punes-2021.pdf

https://ask.rks-gov.net/media/7153/arsimi-i-lart%C3%AB-final-2021-2022.pdf