Statistikat e Vdekjeve, 2021

  • 30/06/2022

Agjencia e Statistikës së Kosovës (ASK) përkatësisht Departamenti i Statistikave Sociale (DSS), përpunoj dhe i publikojë të dhënat vjetore, Vdekjet për vitin 2021, duke u bazuar në të dhëna administrative.

Burimi i të dhënave është Agjencia e Regjistrit Civil të Kosovës, gjegjësisht Zyrat e Gjendjeve Civile.

Sipas dispozitave ligjore mbi udhëheqjen e regjistrave themeltar për Vdekjet, rastet regjistrohen në mënyrë obligative në regjistrat e lartë-cekur, në vendin në të cilin ka ndodhur ngjarja, pa marrë parasysh se personat me të cilët lidhet ngjarja, vendbanimin e përhershëm e kanë në atë vend apo në ndonjë vend tjetër.

Te dhënat e publikuara ne këtë raporte paraqesin te gjitha rastet e Vdekjeve, që kanë ndodhur gjatë vitit 2021.

Në vitin 2021, janë regjistruar 14900 vdekje (brenda dhe jashtë Kosovës), prej këtyre vdekjeve të regjistruara që kanë ndodhur vetëm në Kosovë janë 13019, nga të cilat meshkuj 7020 apo 53.9% dhe 5999 apo 46.12% vdekje janë femra.

ASK vazhdon me grumbullimin e të dhënave përmes pyetësorëve të veçantë statistikorë, për Vdekje DEM-2, sikurse deri më tani. Grumbullimi i të dhënave bëhet çdo muaj dhe do të shërbej për krijimin e bazës së të dhënave, si dhe krahasimin me të dhënat administrative.

Me rastin e shfrytëzimit të këtyre informatave të publikuara në këtë raport, Departamenti i Statistikave Sociale i ASK-së, do ti pranojë sugjerimet, propozimet të cilat do të na ndihmojnë që në të ardhmen ta begatojmë përmbajtjet e këtij raporti.