Statistikat e Vdekjeve, 2016
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat e Vdekjeve në Kosovë 2016”. Të dhënat në ketë publikim janë paraqitur sipas bazës së grumbullimit të të dhënave Administrative për vitin 2016 nga zyrat e gjendjeve civile.
Vdekjet e raportuara nga familjarët dhe të regjistruara në Regjistrat Themeltar të vdekjeve, për vitin 2016 kanë qenë 9246, prej tyre vdekje të ndodhura vetëm në Kosovë 8495, kurse vdekje të cilat kanë ndodhur jashtë Kosovës janë regjistruar gjithsej 751.
Nga gjithsejtë vdekjet e raportuara të ndodhura vetëm në Kosovë, 4796 janë meshkuj apo 56.5 % dhe 3699 janë femra apo 43.5 % .
46.3 % e rasteve të vdekjeve kanë ndodhur në institucione shëndetësore, ndërsa 52.5 % kanë ndodhur në shtëpi dhe 1.2 % në vend tjetër.
Sipas komunës ku ka ndodhur ngjarja, Prishtina zë vendin e parë me 2696 raste të vdekjeve apo 29.2 %, vendin e dytë Prizreni me 908 apo 9.8 %, të tretin Peja me 573 apo 6.2% etj.
79.8 % e të vdekurve janë të moshës 60 e më shumë vjeç.
Kuartali i parë i vitit merr pjesë me 25.2 %, ndërsa muaji Dhjetor zë vendin e parë me 10.2 %.
Shqiptarët marrin pjesë me 92.9 %.
Vdekje të dhunshme në vitin 2016 u raportuan gjithsej 188 raste apo 2.2 %, nga të cilat fatkeqësi 128 apo 68.1 %, vetëvrasje 41 apo 21.8 % dhe vrasje 19 apo 10.1 %.
Tek të gjitha vdekjet e dhunshme dominon mosha 20-49 vjeç si te meshkujt ashtu edhe tek femrat.
Foshnjet e vdekura për vitin 2016 kan qenë 199, dhe pjesëmarrja e tyre në gjithsej të vdekur është 2.3 %. meshkuj 116 apo 58.3 %, femra 83 apo 41.7 %