Statistikat e Ujërave në Kosovë 2015

  • 31/03/2016

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Statistikat e Ujërave në Kosovë për vitin 2015.

Ky është publikimi i parë i Statistikave të Ujërave, i publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës. Ky publikim ka për qëllim informimin statistikor gjithëpërfshirës të burimeve ujore në Kosovë. Në mënyrë modeste, publikimi synon të kontribuojë në krijimin e një informacioni të qëndrueshëm mbi gjendjen e ujërave në Kosovë.

Sipas të dhënave rreth 69.6 % e popullatës së Kosovë furnizohet me ujë nëpërmjet të sistemeve publike, të menaxhuara nga Kompanitë Rajonale të Ujit (KRU), kurse rreth 29% e tyre furnizohen me ujë nga sistemet, që nuk menaxhohen nga KRU ose sistemet vetanake, ndërkohë që rreth 0.7% e popullatës nuk ka në dispozicion shërbim të ujësjellësit.

Furnizimi i ekonomive familjare me ujë të pijshëm ka pësuar ndryshime nga viti në vit. Kështu, në vitin 2010 ishte 41. 88 milionë m³, ndërsa në vitin 2014 ka arritur në 46.72 milionë m³.

Uji i shpenzuar për ujitje në bujqësi me sistem ka pësuar ndryshime të theksuara nga viti në vit. Në vitin 2002 ishte 34 milionë m³, ndërsa në vitin 2014 ka arritur në 55 milionë m³.

Nga të dhënat e liqeve akumuluese del se vëllimi të gjitha akumulimeve është 563 milionë m³.

Burimet e ujërave nëntokësorë janë të kufizuara dhe gjenden kryesisht në pjesën Perëndimore të Kosovës, ndërsa burimet e ujërave sipërfaqësorë janë më të mëdha se në pjesën Lindore të Kosovës.

Të dhënat nga publikimi tregojnë se sasia më e madhe e ujit të shfrytëzuar, në baza ditore dhe vjetore si burim kryesor është nga liqet akumuluese, pastaj janë burimet natyrore.