Statistikat e Tregtisë së Jashtme (STJ), Tetor 2017
Deficiti tregtar më i lartë për 11.1% në muajin tetor 2017
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat lidhur me rrjedhat e eksportit dhe importit për muajin tetor 2017
Të dhënat nga Tregtia e Jashtme në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të lartë për 11.1% në muajin tetor 2017, në raport me periudhën e njëjtë të vitit 2016, gjegjësisht në vlerë prej 238,0 milionë Euro, krahasuar me deficitin prej 214,2 milionë Euro në vitin 2016. Eksporti mbulon importin me12.5%.
Eksporti i mallrave në muajin tetor 2017 kishte vlerën 34,0 milionë Euro, ndërsa importi 272,1 milionë Euro, që është një rritje prej 25.8% për eksport, si dhe prej 12.8% për import duke, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2016.
Sipas të dhënave të grupeve kryesor të eksportit: 35.8% të eksporteve e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 20.2% e përbëjnë produktet minerale; 9.4% e përbëjnë plastika, goma dhe artikuj prej tyre; 9.0% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 5.5% e përbëjnë produktet bimore; 3.3% e përbëjnë artikujt e ndryshëm të prodhuar; 3.2% e përbëjnë lëkura dhe artikujt prej tyre etj.
Ndërsa, sipas të dhënave të grupeve kryesore për import: 13.8% të importit e përbëjnë produktet minerale; 11.5% e përbëjnë makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike; 11.1% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 10.7% e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 9.1% e përbëjnë mjetet e transportit; 7.2% e përbëjnë produktet e industrisë kimike; 6.9% e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre; 5.7% e përbëjnë tekstili dhe artikujt prej tij etj.
Eksportet e Kosovës në vendet e BE-së arritën në 9,2 milionë Euro, ose rreth 27.1% e eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 29.0%. Partnerët kryesorë për eksportin e mallrave në BE janë: Gjermania (5.2%), Britania e Madhe (4.8%), Holanda (3.6%), Austria (2.3%) etj.
Ndërkaq, importet e Kosovës nga vendet e BE-së ishin rreth 113,6 milionë Euro, ose (41.8%) e importeve të përgjithshme, me një rritje prej (7.6%). Importet me pjesëmarrje me të lartë ishin nga: Gjermania (12.1%), Italia (5.6%), Greqia (4.5%), Polonia (2.6%) etj.
Eksportet e Kosovës me vendet CEFTA-s në muajin tetor 2017 arritën në 17,3 milionë Euro, ose 50.8% të eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 13.3%. Partnerë kryesorë për eksport nga vendet e CEFTA-s ishin: Shqipëria (16.7%), Serbia (13.5%), Maqedonia (12.0%) dhe Mali i Zi (5.8%).
Ndërsa, importet nga vendet e CEFTA-s në muajin tetor 2017 arritën në 74,6 milionë Euro, ose 27.4% të importeve të përgjithshme, me një rritje prej 10.2%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin: Serbia (14.0%), Maqedonia (5.3%), Shqipëria (5.3%) dhe B&H (2.1%).
Eksportet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 7,5 milionë Euro, ose 22.1%. Si partnerë më të rëndësishëm nga këto vende për eksport ishin: India (12.9%) dhe Zvicra (5.2%).
Ndërsa, importet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 83,8 milionë Euro, ose 30.8%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import në këtë grup ishin: Turqia (10.4%) dhe Kina (9.3%).