Statistikat e Tregtisë së Jashtme (STJ), Qershor 2019
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat lidhur me rrjedhat e eksportit dhe importit për muajin qershor 2019.
Të dhënat nga Tregtia e Jashtme të Mallrave në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të ulët për (9.9%) në muajin Qershor 2019, në raport me periudhën e njëjtët të vitit 2018, gjegjësisht në vlerë prej 243,1 milion € krahasuar me deficitin 269,8 milion € në vitin 2018. Eksporti mbulon importin (11.7%).
Eksporti i mallrave në muajin Qershor 2019 kishte vlerën 32,1 milion €, ndërsa importi 275,2 milion €, është një rënie prej (13.6%) për eksport si dhe (10.3%) për import duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2018.
Sipas të dhënave të grupeve kryesor të eksportit: (39.2%) të eksporteve e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre, (14.8%) plastikë, gomë dhe artikuj prej tyre, (11.3%) ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani, (8.4%) produktet minerale, (4.8%) artikuj të ndryshëm të prodhuar, (4.1%) produktet bimore, (3.8%) makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike, (2.5%) tekstil dhe artikuj tekstili etj.
Ndërsa sipas të dhënave të grupeve kryesor për import e përbëjnë:(15.2%) produktet minerale, (12.3%) ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani,(12.2%) makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike, (10.5%) metalet bazë dhe artikujt prej tyre, (9.0%) mjetet e transportit, (6.7%) produkte të industrisë kimike, (6.2%) plastikë, gomë dhe artikuj prej tyre etj.
Eksportet e Kosovës në vendet e BEsë-28 arritën në 9,6 milion €, ose rreth (29.9%) e eksporteve të përgjithshme, me një rënie prej (28.1%). Partneret kryesor për eksportin e mallrave në BE janë: Gjermania (7.6%), Holanda (4.8%), Britani e Madhe (2.2%), Italia (2.2), etj.
Importet e Kosovës nga vendet e BEsë-28 ishin rreth 136,8 milion €, ose (49.7%) e importeve të përgjithshme, me një rënie prej (2.7%). Importet me pjesmarje me të lartë ishin nga: Gjermania (12.2%), Greqia (7.3%), Italia (5.4%), Sllovenia (4.0%), etj.
Në muajin Qershor 2019, eksportet e Kosovës me vendet CEFTA-së arritën në 13,5 milion €, ose (42.1%) të eksporteve të përgjithshme, me një rënie prej (22.7%). Partner kryesor për eksport nga vendet e CEFTA-së janë: Shqipëria (17.2%), Maqedonia (10.7%), Serbia (7.7%), Mali i zi (5.0%).
Ndërsa, importet nga vendet e CEFTA-së në muajin Qershor 2019, arritën në 41,1 milion €, ose (15.0%) të importeve të përgjithshme, me një rënie prej (49.3%). Vendet me pjesmarje më të lartë për import ishin: Maqedonia (7.3%), Shqipëria (6.5%), dhe Serbia (0.9 %).
Eksportet e Kosovës me vendet tjera arritën në 8,9 milion €, ose (27.9%). Si partner më të rëndësishëm nga këto vendet për eksport vlen të përmendën: India (16.8%), Zvicra (7.7%).
Ndërsa importet e Kosovës me vendet tjera arritën në 97,2 milion €, ose (35.3%). Vendet me pjesmarje më të lartë për import në këtë grup ishin: Turqia (11.0%) dhe Kina (10.9%).