Statistikat e Tregtisë së Jashtme (STJ), Maj 2019

  • 21/06/2019

Statistikat e Tregtisë së Jashtme (STJ), Maj 2019

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat lidhur me rrjedhat e eksportit dhe importit për muajin maj 2019.

Të dhënat nga Tregtia e Jashtme të Mallrave në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të larët për (3.9%) në muajin Maj 2019, në raport me  periudhën e njëjtët të vitit 2018, gjegjësisht në vlerë prej 289,7 milion € krahasuar me deficitin 278,9 milion € në vitin 2018. Eksporti mbulon importin  (9.9%).

Eksporti i mallrave në muajin Maj 2019 kishte vlerën 31,8 milion €, ndërsa importi 321,6 milion €, është një rënie prej (3.0%) për eksport si dhe një rritje prej (3.1%) për import duke krahasuar me periudhën e njëjtë  të vitit 2018.

Sipas të dhënave të grupeve kryesor të eksportit: (34.1%) të eksporteve e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre, (14.1%) plastikë, gomë dhe artikuj prej tyre, (12.0%) produktet minerale, (11.7%) ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani, (6.7%) artikuj të ndryshëm të prodhuar, (3.8%) produktet bimore, (3.8%) makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike , (2.3%) tekstil dhe artikuj tekstili etj.

Ndërsa sipas të dhënave të grupeve kryesor për import e përbëjnë: (14.3%) produktet minerale, (12.5%) makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike, (12.3%) ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani, (10.1%) metalet bazë dhe artikujt prej tyre, (8.3%) mjetet e transportit, (7.1%) produkte të industrisë kimike, (6.9%) plastikë, gomë dhe artikuj prej tyre etj.

Eksportet e Kosovës në vendet e BEsë-28 arritën në 11,6 milion €, ose rreth (36.7%) e eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej (3.2%). Partneret kryesor për eksportin e mallrave në BE janë: Gjermania (8.0%), Itali (7.2%), Britani e Madhe (3.9%),Holanda (3.7%), Sllovenia (3.2), etj.

Importet e Kosovës nga vendet e BEsë-28 ishin rreth 165,9 milion €, ose (51.6%) e importeve të përgjithshme, me një rritje prej (24.1%). Importet me pjesmarje me të lartë ishin nga: Gjermania (12.0%), Greqia (8.3%), Italia (5.6%), Sllovenia (3.9%), etj.

Në muajin Maj 2019, eksportet e Kosovës me vendet CEFTA-së arritën në 15,5 milion €, ose (48.9%) të eksporteve  të përgjithshme, me një rënie prej (11.2%). Partner kryesor për eksport nga vendet e CEFTA-së janë: Shqipëria (22.9%), Maqedonia (12.2%), Serbia (8.2%), Mali i zi (3.5%).

Ndërsa, importet nga vendet e CEFTA-së në muajin Maj 2019, arritën në 50,3 milion €, ose (15.7%) të importeve të përgjithshme, me një rënie prej (41.4%). Vendet me pjesmarje më të lartë për import ishin: Shqipëria (7.3%), Maqedonia (7.3%), dhe Serbia (0.2 %).

Eksportet e Kosovës me vendet tjera arritën në 4,6 milion €, ose (14.4%). Si partner më të rëndësishëm nga këto vendet për eksport vlen të përmendën: Zvicra (8.2%), India (2.7%).

Ndërsa importet e Kosovës  me vendet tjera arritën në 105,2 milion €, ose (32.7%). Vendet me pjesmarje më të lartë për import në këtë grup ishin: Turqia (12.0%) dhe Kina (9.6%).Për më shumë informata, lidhur me Statistikat e Tregtisë së Jashtme për muajin maj 2019, vizitoni: http://ask.rks-gov.net/sq/agjencia-e-statistikave-te-kosoves/ekonomi/tregtia-e-jashtme