Statistikat e Transportit, TM4 2022
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon Statistikat e Transportit dhe Telekomunikimit për tremujorin e katërt (TM4) 2022, me të dhëna mbi Transportin Ajror, Hekurudhor, Rrugor dhe Telekomunikimin
Në territorin e Kosovës janë gjithsej 333 km binarë hekurudhorë për transport.
Në tremujorin e katërt (TM4) të vitit 2022, numri i pasagjerëve që kanë shfrytëzuar trenin si mjet udhëtimi ishte rreth 19 mijë, ku krahasuar me tremujorin e katërt (TM4) të vitit 2021, numri i pasagjerëve është rritur për 17%. Kurse, transport të mallrave me tren nuk ka pasur në këtë tremujor.
Sa i përket numrit të fluturimeve në TM4 2022 është 2 225, ku në raport me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM4 2021) ka një rritje për 8.8%.
Numri i udhëtarëve që kanë shfrytëzuar aeroplanin si mjet transporti është rreth 677 mijë, ku në raport me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM4 2021) ka rritje për 21.7%.