Statistikat e Transportit, TM4 2019

  • 30/01/2020

Statistikat e Transportit dhe Telekomunikimit , TM4 2019

 

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka përgatitur publikimin e radhës  “Statistikat e Transportit dhe Telekomunikimit TM4 2019”,  me të dhëna mbi Transportin Ajror, Hekurudhor, Rrugor, dhe Telekomunikimin për tremujorin e katërt (TM4 2019).

 

Përmes këtij publikimi janë prezantuar të dhëna si në vijim:

Në territorin e Kosovës, kemi gjithsej 333 km binarë hekurudhorë për transport.

Në tremujorin e katërt të vitit 2019, numri i pasagjerëve që kanë shfrytëzuar trenin si mjet udhëtimi është rreth 31 mijë, krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2018, numri i udhëtareve është zvogëluar për 3.25 %.

 

Transporti i mallrave me tren në tremujorin e katërt  të vitit 2019 është rreth 138 mijë ton, krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2018 kemi ulje për 34 %. .

 

Sa i përket numrit të fluturimeve në tremujorin e katërt të vitit 2019, kemi pasur 1823 fluturime  apo 2 % më pak se në tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM 4 2018).

Numri i udhëtarëve që kanë shfrytëzuar aeroplanin si mjet transporti gjatë këtij tremujori është rreth 528 mijë, në raport me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM 4 2018) kemi rritje për 5.71 %.