Statistikat e Transportit, TM4 2016

  • 31/01/2017

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon “Statistikat e Transportit dhe Telekomunikacionit” për tremujorin e katërt (TM4) 2016, me të dhëna mbi Transportin Ajror, Hekurudhor dhe Postë Telekomunikacionin..

Përmes këtij publikimi janë prezantuar të dhëna për territorin e Kosovës, si vijon: gjithsej 333 km binarë hekurudhorë për transport dhe 110 binarë hekurudhorë privatë. Ndërsa, qarkullojnë 8 lokomotiva disel, të cilat bartin 27 vagonë: 9 të udhëtarëve dhe 18 për bagazh.

Në tremujorin e katërt të vitit 2016, numri i pasagjerëve që kanë shfrytëzuar trenin si mjet udhëtimi është 64 mijë, krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2016, numri i udhëtarëve është ulur për 8.80%.

Transporti i mallrave me tren, në tremujorin e katërt të vitit 2016, është 133 mijë tonë, ku në raport me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM4 2015) ka pasur ulje për 15.80%.

Numri i fluturimeve në tremujorin e katërt (TM4) të vitit 2016 ishte 1 564, ose 12.76% më shumë se në tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM4 2015).

Numri i udhëtarëve, që kanë shfrytëzuar aeroplanin si mjet transporti, ishte rreth 394 mijë, në raport me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM4 2015), ku ka një rritje për 18.60%.

Për më shumë informata, lidhur me Statistikat e Transportit dhe Telekomunikacionit për TM4 2016, vizitoni: http://ask.rks-gov.net/sq/agjencia-e-statistikave-te-kosoves/ekonomi/transporti

Qasje në të dhëna të detajuara përmes platformës ASKDATA:

http://askdata.rks-gov.net/PXWeb/pxweb/sq/askdata/askdata__Transport/?rxid=3ee9eef9-3411-4b9a-97a0-fda5a4607142