Statistikat e Transportit, TM3 2022

  • 28/10/2022

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon Statistikat e Transportit dhe Telekomunikimit për tremujorin e tretë (TM3) 2022, me të dhëna mbi Transportin Ajror, Hekurudhor, Rrugor dhe Telekomunikimin

Në territorin e Kosovës janë gjithsej 333 km binarë hekurudhorë për transport.

Në tremujorin e tretë (TM3) të vitit 2022, numri i pasagjerëve që kanë shfrytëzuar trenin si mjet udhëtimi ishte rreth 18 mijë, ku krahasuar me tremujorin e tretë (TM3) të vitit 2021, numri i pasagjerëve është rritur për 56%. Kurse, transporti i mallrave me tren në këtë tremujor ishte 21 mijë ton.

Sa i përket numrit të fluturimeve në TM3 2022 ishte 3 423, ku në raport me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM3 2021) ka një rënie për 3%.

Numri i udhëtarëve që kanë shfrytëzuar aeroplanin si mjet transporti ishte rreth 988 mijë, ku në raport  me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM3 2021) ka një rritje për 9.8%.