Statistikat e Transportit, TM2 2022
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon “Statistikat e Transportit dhe Telekomunikimit” për TM2 2022, me të dhëna mbi Transportin Ajror, Hekurudhor, Rrugor, dhe Telekomunikimin
Në territorin e Kosovës janë gjithsej 333 km binarë hekurudhorë për transport.
Në tremujorin e dytë (TM2) të vitit 2022, numri i pasagjerëve që kanë shfrytëzuar trenin si mjet udhëtimi ishte rreth 23 mijë, ku krahasuar me tremujorin e dytë (TM2) të vitit 2021, numri i pasagjerëve është rritur për 49%.
Gjatë këtij tremujori (TM2 2022) nuk ka pasur transporti të mallrave me tren.
Sa i përket numrit të fluturimeve në TM2 2022 ishte 2 366, në raport me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM2 2021) ka rritje për 57%.
Numri i udhëtareve, që kanë shfrytëzuar aeroplanin si mjet transporti ishte rreth 656 mijë, ku në raport me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM2 2021) ka rritje për 68%.