Statistikat e Transportit, TM2 2018

  • 31/07/2018

Në TM2 2018, 524 mijë udhëtarë në 1 957 fluturime me aeroplan

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat e Transportit dhe Telekomunikimit” për TM2 2018, me të dhëna mbi Transportin Ajror, Hekurudhor, Rrugor, dhe Telekomunikimin

Në territorin e Kosovës janë gjithsej 333 km binarë hekurudhorë për transport. Në hekurudhat e Kosovës qarkullojnë gjithsej 9 lokomotiva, prej tyre shtatë disell  dhe dy  trena motorikë. Lokomotivat bartin dhjetë vagonë për udhëtarë dhe 1 420 vagonë për mallra.

Në tremujorin e dytë të vitit 2018, numri i pasagjerëve që kanë shfrytëzuar trenin si mjet udhëtimi është 37 mijë, ku krahasuar me tremujorin e njëjte të viti të kaluar (TM2 2017) numri i udhëtareve është zvogëluar për 34.90%.

Transporti i mallrave me tren në tremujorin e dytë të vitit 2018 është 96 mijë tonë, ku krahasuar me periudhën e njëjte të viti të kaluar (TM2 2017) ka ulje për 27.27%.

Kurse, sa i përket numrit të fluturimeve në tremujorin e dytë të vitit 2018 ka pasur 1 957 fluturime ose 10.75% më shumë se në tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM2 2017).

Numri i udhëtarëve që kanë shfrytëzuar aeroplanin si mjet transporti gjatë këtij tremujori është rreth 524 mijë, ku krahasuar me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM2 2017) ka rritje për 12.67%.

Bazuar në kërkesën e Eurostat-it, duke filluar nga ky tremujor (TM2 2018), publikimi ka pësuar disa ndryshime në pjesën e telekomunikimit, duke përfshire të dhëna edhe nga operatorë të tjerë, në mënyre që të mbulohen të gjitha shërbimet e telekomunikimit të ofruara në vendin tonë.