Statistikat e Transportit, TM1 2022

  • 29/04/2022

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon “Statistikat e Transportit dhe Telekomunikimit” për tremujorin e parë (TM1) 2022

me të dhëna mbi Transportin Ajror, Hekurudhor, Rrugor dhe Telekomunikimin.

Në territorin e Kosovës gjithsej janë 333 km binarë hekurudhorë për transport.

Në tremujorin e parë (TM1) të vitit 2022, numri i pasagjerëve që kanë shfrytëzuar trenin si mjet udhëtimi ishte rreth 13 000, ku krahasuar me TM1 2021 numri i pasagjerëve është zvogëluar për 25%.

Ndërkaq, transporti i mallrave me tren në TM1 të vitit 2022 ishte rreth 114 000 ton.

Sa i përket numrit të fluturimeve në TM1 2022 ishte 1 936, në raport me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM1 2021) ka rritje për 47%.

Numri i udhëtarëve, që kanë shfrytëzuar aeroplanin si mjet transporti ishte rreth 524 mijë, ku në raport me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM1 2021) ka një rritje për 65%.