Statistikat e Transportit, TM1 2019

  • 30/04/2019

Rritet numri i fluturimeve në TM1 2019

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat e Transportit dhe Telekomunikimit” për TM1 2019

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat e Transportit dhe Telekomunikimit” për TM1 2019,  me të dhëna mbi Transportin Ajror, Hekurudhor, Rrugor, dhe Telekomunikimin.

Në territorin e Kosovës, kemi gjithsej 333 km binarë hekurudhorë për transport. Në tremujorin e parë të vitit 2019, numri i pasagjerëve që kanë shfrytëzuar trenin si mjet udhëtimi është 30 mijë, krahasuar me tremujorin e njëjte të vitit të kaluar (TM1 2018), numri i udhëtarëve është rritë për 65%.

Transporti i mallrave me tren në tremujorin e parë  të vitit 2019 është 137 mijë tonë, krahasuar me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM1 2018) ka rritje për 80%.

Sa i përket numrit të fluturimeve në tremujorin e parë të vitit 2019, ka pasur 1 783 fluturime  ose 14.29% më shumë se në tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM1 2018). Kurse, numri i udhëtarëve që kanë shfrytëzuar aeroplanin si mjet transporti gjatë këtij tremujori është rreth 480 mijë, në raport me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM1 2018), ku ka një rritje për 13.96%.