Statistikat e Transportit, TM1 2017

  • 02/05/2017

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon “Statistikat e Transportit dhe Telekomunikacionit” për tremujorin e katërt (TM1) 2017, me të dhëna mbi Transportin Ajror, Hekurudhor dhe Postë Telekomunikacionin..

Përmes këtij publikimi janë prezantuar të dhëna për territorin e Kosovës, si vijon: gjithsej 333 km binarë hekurudhorë për transport dhe 110 binarë hekurudhorë privatë. Ndërsa, qarkullojnë 8 lokomotiva disel, të cilat bartin 27 vagonë: 9 të udhëtarëve dhe 18 për bagazh.

Në tremujorin e parë të vitit 2017,  numri i pasagjerëve që kanë shfrytëzuar trenin si mjet udhëtimi është 52 mijë, krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2016,  ku numri i udhëtarëve është ulur për 19.32%.

Transporti i mallrave me tren, në tremujorin e parë të vitit 2017, është 98 mijë tonë, ku në raport me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM1 2016) ka pasur një rritje për 23.30%.

Numri i fluturimeve në tremujorin e parë (TM1) të vitit 2017 ishte 1 372, ose 4.26% më shumë se në tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM1 2016).

Kurse, numri i udhëtarëve, që kanë shfrytëzuar aeroplanin si mjet transporti, ishte rreth 357 mijë, ku në raport me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM1 2016) ka një rritje për 2.01%.

 

Për më shumë informata, lidhur me Statistikat e Transportit dhe Telekomunikacionit për TM1 2017, vizitoni: http://ask.rks-gov.net/media/3210/statistikat-e-transportit-tm1-2017.pdf

Qasje në të dhëna të detajuara përmes platformës ASKDATA: http://askdata.rks-gov.net/PXWeb/pxweb/sq/askdata/askdata__Transport/?rxid=2934c2aa-c368-4ead-be26-83fcfdaffe4f