Statistikat e Shëndetësisë, 2017

  • 06/11/2018

Statistikat e Shëndetësisë, 2017

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat e Shëndetësisë 2017”.

Ky publikim ofron të dhëna për numrin e përgjithshëm të të punësuarve në Institucionet publike shëndetësore sipas gjinisë dhe shkallës së arsimimit, të dhëna për aktivitetet e  Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), aktivitetet e Spitaleve  të përgjithshme, vizitat në Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare, Shërbimet para klinike, të sëmurit me TBC, sëmundjet ngjitëse në Kosovë etj.

Sipas rezultateve të dalura nga ky publikim, rezulton se numri i përgjithshëm i të punësuarve në shëndetësi në sektorin publik  në vitin 2017 ishte 14,061,prej tyre 3,628 ishin mjekë specialistë, 8,989 infermier dhe 1,444  staf jo-mjekësor.

Numri i përgjithshëm i shërbimeve të ofruara nga Qendrat e Mjekësisë Familjare ishte 18,763,237  prej tyre vizita në Mjekësi Familjare  ishin  688,301, vizita  stomatologjike ishin 384,655, shërbime laboratorike ishin 855,675 si dhe Intervenca dhe shërbime  të veçanta ishin 6,006,009.

Gjatë vitit 2017, në Qendrën  Klinike Universitare kanë qenë  496,394 ditë shërimi, me 79,134 pacient të shtrirë, ku  23,520 prej tyre janë operuar. Janë realizuar rreth 397,546 vizita diagnostike për pacient, 427,897 vizita ambulantore, 1,144,220 shërbime laboratorike dhe 644,269 shërbime të veçanta.

Në Spitalet e Përgjithshme  kishte 385.317 ditë shërimi, me 85,839 pacient të shtrirë ku  16,989 e pacientëve të shtrirë janë operuar. Janë realizuar  688,863 vizita ambulantore  ndërsa shërbime (parametra) laboratorike janë kryer  1,464,225 .

Në Qendrën Klinike Stomatologjike Universitare të Kosovës(QKSUK) janë realizuar 348,083 shërbime stomatologjike në total, prej tyre rreth 55,691 vizita kontrolluese, 87,867  shërbime për pacientët jashtë Prishtinës etj.

Numri i rasteve të trajtuara me sëmundje malinje dhe beninje gjatë vitit  2017 ishte 4,729, ndërsa numri i rasteve të reja të identifikuara 2,902.

Numri i të prekurve me sëmundje ngjitëse ishte 164,583 persona.

Numri i të vdekurve  nga sëmundjet ngjitëse ishte 68 persona.

Numri i të prekurve me TBC ishte 722 persona.

 Numri i institucioneve private shëndetësore të licencuara ka arritur në 1,333, prej tyre 26 spitale dhe 1,307 institucione tjera shëndetësore si: ambulanca, poliklinika etj. Nga gjithsej 1,333  institucione private shëndetësore  të licencuara, numrin më të madh e përbëjnë ambulancat stomatologjike me  549 ose 41,2% e numrit të përgjithshëm të institucioneve të licencuara private.