Statistikat e PRODCOM-it, 2021
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon rezultatet vjetore për statistikat e prodhimit industrial “Statistikat e PRODCOM-it” për vitin 2021
Ky publikim, me të dhënat që ofron, synon të paraqet ecurinë në industri: B - nxjerrëse dhe C – përpunuese.
Sipas të dhënave të dala nga kjo anketë, vërehet se sa i përket angazhimit dhe realizimit, dominon dega e industrisë ushqimore (që sipas NACE Rev.2 fillon me kodin dyshifror -10).
Hulumtimi i PRODCOM-it realizohet me qëllim të sigurimit të të dhënave të detajuara mbi industrinë vendore, si dhe që ta mundësojë krahasimin e tregut vendor me tregun ndërkombëtar në nivel të produkteve/mallrave individuale.
Publikimi vjetor mbi statistikat e PRODCOM - it për vitin referues 2021 përmban të dhëna mbi prodhimin e realizuar dhe njësisë matëse të realizuara sipas sektorëve.