Statistikat e PRODCOM-it, 2020

  • 02/12/2021

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), publikon rezultatet vjetore për statistikat e prodhimit industrial “Statistikat e PRODCOM-it ” për vitin 2020

Ky publikim, me të dhënat që ofron, synon të paraqesë ecurinë në industri: B - nxjerrëse dhe C – përpunuese.

Sipas të dhënave të dala nga kjo anketë, vërehet se sa i përket angazhimit si dhe realizimit, dominon dega e industrisë ushqimore (që sipas NACE Rev.2 fillon me kodin  dyshifror -10).

Hulumtimi i PRODCOM-it realizohet me qëllim të sigurimit të të dhënave të detajuara mbi industrinë vendore dhe ta mundësojë krahasimin e tregut vendor me tregun ndërkombëtar në nivel të produkteve / mallrave individuale.

Publikimi vjetor mbi statistikat e PRODCOM – it, për vitin referues 2020, përmban të dhëna mbi prodhimin e realizuar dhe njësisë matëse të realizuara sipas sektorëve.