Statistikat e PRODCOM-it, 2018

  • 04/12/2019

Struktura e prodhimit dhe shitjeve në industri

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar rezultatet vjetore për statistikat e prodhimit industrial “Statistikat e PRODCOM-it” për vitin 2018

Ky publikim, me të dhënat që ofron, synon ta paraqesë ecurinë në industri: B - nxjerrëse dhe C – përpunuese.

Hulumtimi i PRODCOM-it realizohet me qëllim të sigurimit të dhënave të detajuara mbi industrinë vendore dhe ta mundësojë krahasimin e tregut vendor  me tregun ndërkombëtar në nivel të  produkteve/mallrave individuale. 

Sipas të dhënave të dala nga kjo anketë, vërehet se sa i përket angazhimit dhe realizimit, dominon dega e industrisë ushqimore (që sipas NACE Rev.2 fillon me kodin dyshifror -10).

Publikimi vjetor mbi statistikat e PRODCOM – it, për vitin referues 2018, përmban të dhëna mbi strukturën e prodhimit dhe shitjeve të realizuara sipas sektorëve.