Statistikat e PRODCOM-it, 2017

  • 07/12/2018

Në 2017, në industrinë ushqimore pati rritje të prodhimit për 27.77% dhe rritje të të punësuarve për 4.20%

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar rezultatet vjetore për statistikat e prodhimit industrial “Statistikat e PRODCOM-it ” për vitin 2017

Ky publikim, me të dhënat që ofron, synon ta paraqet ecurinë në industri: B - nxjerrëse, C - përpunuese dhe E - Furnizim me ujë, veprimtari të menaxhimit dhe trajtim të mbeturinave, në baza vjetore  nëpërmjet të cilave kuptohet zhvillimi i ciklit në industri.
 
Publikimi vjetor mbi statistikat e PRODCOM-it për vitin referues 2017, përmban të dhëna mbi strukturën: e numrit të të punësuarve,  prodhimit  dhe shitjeve të realizuara sipas sektorëve.
 
Sipas të dhënave të dala nga kjo anket vërehet se sa i përket angazhimit dhe realizimit dominon dega e industrisë për prodhimin e pijeve dhe prodhimeve ushqimore, konkretisht me përqindjet (%) (që sipas NACE Rev.2  fillon me kodin  dyshifror -10): të punësuarit me 22.12%, prodhimi i realizuar me 62.69%, e që krahasuar me vitin paraprak në këtë sektor, te të punësuarit kemi rritje 4.20%, derisa te prodhimi kjo rritje është më e theksuar dhe shënon 27.77%.