Statistikat e PRODCOM-it, 2016

  • 13/12/2017

Industria ushqimore dominon me 17.92% të të punësuarve

Agjencia e Statitsikave të Kosovës (ASK) ka publikuar rezultatet vjetore për statistikat e industrisë - Statistikat e PRODCOM-it për vitin 2016

Ky publikim, me të dhënat që ofron, synon ta paraqesë ecurinë në industri (B - nxjerrëse, C - përpunuese dhe E - Furnizim me ujë, veprimtari të menaxhimit dhe trajtim të mbeturinave), në baza vjetore, nëpërmjet të cilave kuptohet zhvillimi i ciklit në industri.

Sa i përket angazhimit dhe realizimit dominon dega e industrisë ushqimore (grupi që sipas NACE Rev.2, fillon me kodin dyshifror -10) me përqindjet e të punësuarit me 17.92%, pastaj prodhimi i realizuar me 34.82% e kështu me radhë.

Hulumtimi i PRODCOM-it realizohet me qëllim të sigurimit të të dhënave të detajuara mbi industrinë vendore dhe të mundësojë krahasimin e tregut vendor me tregun ndërkombëtar në nivel të produkteve/mallrave individuale.

Publikimi vjetor mbi statistikat e PRODCOM - it për vitin referues 2016, përmban të dhëna mbi strukturën e numrit të të punësuarve, prodhimit dhe shitjeve, të realizuara sipas sektorëve.