Statistikat e Mirëqenies Sociale, TM4 2019
Statistikat e Mirëqenies Sociale, TM4 2019
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat e Mirëqenies Sociale” për TM4 2019.
Ky publikim ofron të dhëna për numrin e përfituesve nga skema e ndihmës sociale, skema e pensioneve bazë të moshës, të pensioneve kontributpaguese të moshës, skemën e pensioneve për personat me aftësi të kufizuara, skemën e pensioneve për personat paraplegjik dhe tetraplegjik, skemën për mbështetje materiale për familjet me fëmijë me aftësi të kufizuara të përhershme, skemën për pensionet familjare, skemën për pensionet invalidore, skemën e pensioneve për familjet e dëshmorëve, invalidëve të luftës dhe veteranëve të luftës, skemën e pensioneve të Trepçës, skemën e pensioneve për Trupat Mbrojtëse të Kosovës, të Forcës së Sigurisë së Kosovës, skemën e kompensimeve për personat e verbër, të dhëna për numrin e fëmijëve të braktisur etj.
Sipas rezultateve të dala nga ky publikim rezulton se: nga skema e ndihmës sociale kanë përfituar 24, 352 familje me gjithsej 98,756 anëtarë; dhe nga skema për mbështetje materiale familjeve që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara kanë përfituar 2,276 familje.
Ndërkaq nga skema e pensioneve bazë të moshës janë 133,917 përfitues; nga skema e pensioneve kontributpaguese të moshës janë 47,486 përfitues; nga skema për pensionet familjare janë 3,940 përfitues; nga skema për pensionet invalidore janë 108 përfitues; nga skema për pensionet e Trepçës janë 2,635 përfitues; nga skema e pensioneve të Trupave Mbrojtëse të Kosovës janë 1,098 përfitues; nga skema e pensioneve për Forcën e Sigurisë së Kosovës janë 546 përfitues; nga skema e kompensimeve për personat e verbër janë 1,976 përfitues; nga skema e pensioneve për personat me aftësi të kufizuara janë 17,791 përfitues; nga skema për pensionet e personave paraplegjik dhe tetraplegjik janë 3,106 përfitues.
Kurse, nga skema për familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës janë 10,493 përfitues dhe nga skema për veteranët e luftës janë 38,101 përfitues.
Në TM4 2019 janë braktisur 3 fëmijë.