Statistikat e Mirëqenies Sociale, TM3 2015

  • 30/11/2015

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Statistikat e Mirëqenies Sociale për TM3 2015.
 
Ky publikim ofron të dhëna për skemën e ndihmës sociale, skemën  e pensioneve bazë të moshës, pensioneve kontributpaguese të moshës, pensioneve për personat me aftësi të kufizuara, skemën e pensioneve për familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës, skemën e pensioneve të Trepçës, skemën e pensioneve për Trupat Mbrojtëse të Kosovës dhe Forcat e Sigurisë së Kosovës, skemën për personat e verbër, të dhëna për numrin e fëmijëve të braktisur etj.
 
Sipas rezultateve të dala nga ky publikim rezulton se nga skema e ndihmës sociale kanë përfituar  27,609 familje me gjithsej 115,231 anëtarë.
Numri i përfituesve nga pensionet bazë të moshës ishte 130,320.
Numri i përfituesve nga pensionet kontributpaguese të moshës ishte 39,827.
Numri i përfituesve nga skema për pensionet për personat me aftësi të kufizuara (mosha 18-65 vjeç) ishte 19,014. Ndërsa, numri i fëmijëve që kanë përfituar nga skema për fëmijët me aftësi të kufizuara ishte 2,745.
Numri i përfituesve nga skema e pensioneve për familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës ishte 12,965.
Numri i përfituesve nga pensionet e Trepçës ishte 3,418.
Numri i përfituesve nga skema e pensioneve të Trupave Mbrojtëse të Kosovës ishte 898, ndërsa nga skema e pensioneve për Forcat e Sigurisë së Kosovës kanë përfituar gjithsej 162 pensionistë.
Nga skema për personat e verbër kanë përfituar gjithsej 3,258 persona.
 
 
 
Për më shumë informata lidhur me Statistikat e Mirëqenies Sociale TM3 2015, vizitoni: http://ask.rks-gov.net/sq/agjencia-e-statistikave-te-kosoves/sociale/shendetesia-dhe-mireqenia-sociale​