Statistikat e Mirëqenies Sociale, Shkurt 2023
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon Statistikat e Mirëqenies Sociale për muajin shkurt 2023
Ky publikim ofron të dhëna për numrin e përfituesve nga skema e ndihmës sociale, skema e pensioneve bazë të moshës, të pensioneve kontributpaguese të moshës, skemën e pensioneve për personat me aftësi të kufizuara, skemën e pensioneve për personat paraplegjik dhe tetraplegjik, skemën për mbështetje materiale për familjet me fëmijë me aftësi të kufizuara të përhershme, skemën për pensionet familjare, skemën për pensionet invalidore, skemën e pensioneve për familjet e dëshmorëve, invalidëve të luftës dhe veteranëve të luftës, skemën e pensioneve të Trepçës, skemën e pensioneve për Trupat Mbrojtëse të Kosovës, të Forcës së Sigurisë së Kosovës, skemën e kompensimeve për personat e verbër, të dhëna për numrin e fëmijëve të braktisur etj.
Sipas rezultateve të dala nga ky publikim rezulton se gjatë muajit shkurt 2023: nga skema e ndihmës sociale kanë përfituar 22 376 familje me gjithsej 88 453 anëtarë, dhe nga skema për mbështetje materiale familjeve që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara kanë përfituar 2 869 familje.
Ndërkaq, nga skema e pensioneve bazë të moshës janë 138 446 përfitues; nga skema e pensioneve kontributpaguese të moshës janë 46 530 përfitues; nga skema për veteranët e luftës janë 36 821 përfitues; nga skema e pensioneve për personat me aftësi të kufizuara janë 17 974 përfitues; nga skema për familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës janë 13 048 përfitues; nga skema për pensionet familjare janë 3 196 përfitues; nga skema për pensionet e personave paraplegjik dhe tetraplegjik janë 2 562 përfitues; nga skema e kompensimeve për personat e verbër janë 1 725 përfitues; nga skema për pensionet e Trepçës janë 1 654 përfitues; nga skema e pensioneve të Trupave Mbrojtëse të Kosovës (TMK) janë 1 285 përfitues; nga skema e pensioneve për Forcën e Sigurisë së Kosovës janë 710 përfitues; dhe nga skema për pensionet invalidore janë 58 përfitues.
Ndërsa, gjatë muajit shkurt 2023 është braktisur 1 fëmijë.