Statistikat e Mirëqenies Sociale, Nëntor 2022

  • 23/12/2022

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon Statistikat e Mirëqenies Sociale për muajin tetor 2022

Ky publikim ofron të dhëna për numrin e përfituesve nga skema e ndihmës sociale, skema e pensioneve bazë të moshës, të pensioneve kontributpaguese të moshës, skemën e pensioneve për personat me aftësi të kufizuara, skemën e pensioneve për personat paraplegjik dhe tetraplegjik, skemën për mbështetje materiale për familjet me fëmijë me aftësi të kufizuara të përhershme, skemën për pensionet familjare, skemën për pensionet invalidore, skemën e pensioneve për familjet e dëshmorëve, invalidëve të luftës dhe veteranëve të luftës, skemën e pensioneve të Trepçës, skemën e pensioneve për Trupat Mbrojtëse të Kosovës, të Forcës së Sigurisë së Kosovës, skemën e kompensimeve për personat e verbër, të dhëna për numrin e fëmijëve të braktisur etj.

Sipas rezultateve të dala nga ky publikim rezulton se gjatë muajit nëntor 2022: nga skema e ndihmës sociale kanë përfituar 23 100 familje me gjithsej 91 263 anëtarë, dhe nga skema për mbështetje materiale familjeve që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara kanë përfituar 2 922 familje.

Ndërkaq, nga skema e pensioneve bazike të moshës janë 143 578 përfitues; nga skema e pensioneve kontributpaguese të moshës janë 48 240 përfitues; nga skema për veteranët e luftës janë 36 802 përfitues; nga skema e pensioneve për personat me aftësi të kufizuara janë 19 284 përfitues; nga skema për familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës janë 13 074 përfitues; nga skema për pensionet familjare janë 3 252 përfitues; nga skema për pensionet e personave paraplegjik dhe tetraplegjik janë 2 516 përfitues; nga skema e kompensimeve për personat e verbër janë 1 849 përfitues; nga skema për pensionet e Trepçës janë 1 758 përfitues; nga skema e pensioneve të Trupave Mbrojtëse të Kosovës (TMK) janë 1 276 përfitues; nga skema e pensioneve për Forcën e Sigurisë së Kosovës janë 693 përfitues; dhe nga skema për pensionet invalidore janë 60 përfitues.

Ndërsa, gjatë muajit nëntor 2022 është braktisur 1 fëmijë.