Statistikat e Mirëqenies Sociale, Korrik 2022
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat e Mirëqenies Sociale” Korrik 2022.
Ky publikim ofron të dhëna për numrin e përfituesve nga skema e ndihmës sociale, skema e pensioneve bazë të moshës, të pensioneve kontributpaguese të moshës, skemën e pensioneve për personat me aftësi të kufizuara, skemën e pensioneve për personat paraplegjik dhe tetraplegjik, skemën për mbështetje materiale për familjet me fëmijë me aftësi të kufizuara të përhershme, skemën për pensionet familjare, skemën për pensionet invalidore, skemën e pensioneve për familjet e dëshmorëve, invalidëve të luftës dhe veteranëve të luftës, skemën e pensioneve të Trepçës, skemën e pensioneve për Trupat Mbrojtëse të Kosovës, të Forcës së Sigurisë së Kosovës, skemën e kompensimeve për personat e verbër, të dhëna për numrin e fëmijëve të braktisur etj.
Sipas rezultateve të dala nga ky publikim rezulton se gjatë muajit korrik 2022: nga skema e ndihmës sociale kanë përfituar 25 088 familje me gjithsej 98 832 anëtarë, dhe nga skema për mbështetje materiale familjeve që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara kanë përfituar 2 811 familje.
Ndërkaq, nga skemat pensionale rezulton se: nga skema e pensioneve bazë të moshës janë 151 812 përfitues; nga skema e pensioneve kontributpaguese të moshës janë 50 303 përfitues, nga skema për pensionet familjare janë 3 335 përfitues, nga skema për pensionet invalidore janë 63 përfitues, nga skema për pensionet e Trepçës janë 1 839 përfitues, nga skema e pensioneve të Trupave Mbrojtëse të Kosovës janë 1 259 përfitues, nga skema e pensioneve për Forcën e Sigurisë së Kosovës janë 670 përfitues, nga skema e kompensimeve për personat e verbër janë 1 782 përfitues, nga skema e pensioneve për personat me aftësi të kufizuara janë 18 585 përfitues, nga skema për pensionet e personave paraplegjik dhe tetraplegjik janë 2 543 përfitues- nga skema për familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës janë 13 170 përfitues dhe nga skema për veteranët e luftës janë 36 750 përfitues.
Ndërsa gjatë muajit Korrik 2022 janë braktisur 2 fëmijë.