Statistikat e Mirëqenies Sociale, Dhjetor 2022

  • 23/01/2023

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon Statistikat e Mirëqenies Sociale për muajin dhjetor 2022

Ky publikim ofron të dhëna për numrin e përfituesve nga skema e ndihmës sociale, skema e pensioneve bazë të moshës, të pensioneve kontributpaguese të moshës, skemën e pensioneve për personat me aftësi të kufizuara, skemën e pensioneve për personat paraplegjik dhe tetraplegjik, skemën për mbështetje materiale për familjet me fëmijë me aftësi të kufizuara të përhershme, skemën për pensionet familjare, skemën për pensionet invalidore, skemën e pensioneve për familjet e dëshmorëve, invalidëve të luftës dhe veteranëve të luftës, skemën e pensioneve të Trepçës, skemën e pensioneve për Trupat Mbrojtëse të Kosovës, të Forcës së Sigurisë së Kosovës, skemën e kompensimeve për personat e verbër, të dhëna për numrin e fëmijëve të braktisur etj.

Sipas rezultateve të dala nga ky publikim rezulton se gjatë muajit dhjetor 2022: nga skema e ndihmës sociale kanë përfituar 22 980 familje me gjithsej 90 806 anëtarë, dhe nga skema për mbështetje materiale familjeve që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara kanë përfituar 2 921 familje.

Ndërkaq, nga skema e pensioneve bazë të moshës janë 144 015 përfitues; nga skema e pensioneve kontributpaguese të moshës janë 48 428 përfitues; nga skema për veteranët e luftës janë 36 825 përfitues; nga skema e pensioneve për personat me aftësi të kufizuara janë 19 419 përfitues; nga skema për familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës janë 13 067 përfitues; nga skema për pensionet familjare janë 3 304 përfitues; nga skema për pensionet e personave paraplegjik dhe tetraplegjik janë 2 542 përfitues; nga skema e kompensimeve për personat e verbër janë 1 855 përfitues; nga skema për pensionet e Trepçës janë 1 736 përfitues; nga skema e pensioneve të Trupave Mbrojtëse të Kosovës (TMK) janë 1 281 përfitues; nga skema e pensioneve për Forcën e Sigurisë së Kosovës janë 699 përfitues; dhe nga skema për pensionet invalidore janë 60 përfitues.

Ndërsa, gjatë muajit dhjetor 2022 është braktisur 1 fëmijë.