Statistikat e Lindjeve, Vdekjeve, Kurorëzimeve dhe Shurorëzimeve, Qershor 2021

  • 16/08/2021

Agjencia e Statistikës së Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat preliminare[1] në baza mujore për Lindjet, Vdekjet , Kurorëzimet dhe Shkurorëzimet për muajin qershor 2021. Këto të dhëna publikohen për herë të parë në këtë vit duke u bazuar në të dhëna administrative.

Sipas dispozitave ligjore mbi udhëheqjen e regjistrave themeltar për, Lindjet, Vdekjet, Kurorëzimet dhe Shkurorëzimet ,rastet regjistrohen në mënyrë obligative në regjistrat e lartë-cekur, në vendin në të cilin ka ndodhur ngjarja, pa marrë parasysh se personat me të cilët lidhet ngjarja, vendbanimin e përhershëm e kanë në atë vend apo në ndonjë vend tjetër.

Në muajin qershor janë regjistruar 3849 lindje (brenda dhe jashtë Kosovës) ku krahasuar me muajin maj 2021 kemi rritje të numrit të lindjeve për (21%). Prej këtyre lindjeve të regjistruara në muajin qershor, 2050 lindje janë meshkuj dhe 1799 lindje janë femra.

Ndërsa janë regjistruar gjithsej 1235 raste të vdekjeve (brenda dhe jashtë Kosovës), ku krahasuar me muajin maj 2021 kemi kemi rënje të numrit të personave të vdekur për (11.1%).  Prej vdekjeve të regjistruara 715 raste janë meshkuj dhe 520 raste janë femra.

Në muajin Qershor 2021 janë regjistruar gjithsej 1537 kurorëzime (brenda dhe jashtë Kosovës), ku krahasuar me muajin maj ka një ngritje të numrit të çifteve të kurorëzuar për (5.9%).

Ndërsa sa i përket shkurorëzimeve të ndodhura në Kosovë për muajin qershor janë 149 raste, krahasuar me muajin maj kemi rritje të numrit të qifteve të shkurorëzuarve për (8.8%).

.ASK-ja do të vazhdojë me grumbullimin e të dhënave përmes pyetësorëve të veçantë statistikorë, për Lindjet DEM-1,Vdekjet DEM-2  Kurorëzimet DEM-3 dhe Shkurorëzimet SHK-1, gjatë këtij viti kalendarik, sikurse deri më tani.Grumbullimi i të dhënave vazhdon të bëhet çdo muaj dhe do të shërbej për krijimin e bazës së të dhënave, si dhe krahasimin me të dhënat administrative.

Burimi i të dhënave të këtij Buletini është Agjencia e Regjistrit Civil të Kosovës (ARC).

[1] Shfrytëzuesit e të dhënave iu rekomandohet që këto të dhëna të merren si  të dhëna preliminare dhe jo si të dhëna përfundimtare.