Statistikat e Lindjeve, Vdekjeve, Kurorëzimeve dhe Shurorëzimeve, Gusht 2021
Agjencia e Statistikës së Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat preliminare[1] në baza mujore për Lindjet, Vdekjet, Kurorëzimet dhe Shkurorëzimet për muajin Gusht 2021. Këto të dhëna publikohen duke u bazuar në të dhëna administrative.
Sipas dispozitave ligjore mbi udhëheqjen e regjistrave themeltar për, Lindjet, Vdekjet, Kurorëzimet dhe Shkurorëzimet, rastet regjistrohen në mënyrë obligative në regjistrat e lartë-cekur, në vendin në të cilin ka ndodhur ngjarja, pa marrë parasysh se personat me të cilët lidhet ngjarja, vendbanimin e përhershëm e kanë në atë vend apo në ndonjë vend tjetër.
Në muajin Gusht janë regjistruar 5360 lindje (brenda dhe jashtë Kosovës) ku krahasuar me muajin korrik 2021 kemi rritje të numrit të lindjeve për (0.6%) Prej këtyre lindjeve të regjistruara në muajin gusht, 2787 lindje janë meshkuj dhe 2573 lindje janë femra.
Ndërsa janë regjistruar gjithsej 1572 raste të vdekjeve (brenda dhe jashtë Kosovës), ku krahasuar muajin gusht me muajin korrik 2021 kemi rritje për (30.6%) Prej vdekjeve të regjistruara 857 raste janë meshkuj dhe 715 raste janë femra.
Në muajin gusht 2021 janë regjistruar gjithsej 3086 kurorëzime (brenda dhe jashtë Kosovës), ku krahasuar me muajin korrik ka rritje të numrit të çifteve të kurorëzuar për (41.4%).
Kurse krahasuar numrin e shkurorëzimeve të muajit gusht me muajin korrik 2021, del se ka një renje për (24.3%). Gjithsej janë regjistruar 128 raste të çifteve të shkurorëzuara.
ASK-ja do të vazhdojë me grumbullimin e të dhënave përmes pyetësorëve të veçantë statistikorë, për Lindjet DEM-1,Vdekjet DEM-2 Kurorëzimet DEM-3 dhe Shkurorëzimet SHK-1, gjatë këtij viti kalendarik, sikurse deri më tani.Grumbullimi i të dhënave vazhdon të bëhet çdo muaj dhe do të shërbej për krijimin e bazës së të dhënave, si dhe krahasimin me të dhënat administrative.
Burimi i të dhënave të këtij Buletini është Agjencia e Regjistrit Civil të Kosovës (ARC).
[1] Shfrytëzuesit e të dhënave iu rekomandohet që këto të dhëna të merren si të dhëna preliminare dhe jo si të dhëna përfundimtare.