Statistikat e Lindjeve, Vdekjeve, Kurorëzimeve dhe Shkurorëzimeve, Shkurt 2022
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon të dhënat preliminare¹ në baza mujore për Lindjet, Vdekjet, Kurorëzimet dhe Shkurorëzimet për muajin shkurt 2022
Këto të dhëna publikohen duke u bazuar në të dhëna administrative.
Sipas dispozitave ligjore mbi udhëheqjen e regjistrave themeltarë për Lindjet, Vdekjet, Kurorëzimet dhe Shkurorëzimet, rastet regjistrohen në mënyrë të obligueshme në regjistrat e lartë-cekur, në vendin ku ka ndodhur ngjarja, pa marrë parasysh se personat me të cilët lidhet ngjarja, vendbanimin e përhershëm e kanë në atë vend, ose në ndonjë vend tjetër.
Në muajin shkurt janë regjistruar 1 890 lindje (brenda dhe jashtë Kosovës). Prej këtyre lindjeve të regjistruara në muajin shkurt, 991 lindje janë meshkuj dhe 899 lindje janë femra.
Ndërsa, janë regjistruar gjithsej 1 089 vdekje (brenda dhe jashtë Kosovës). Prej vdekjeve të regjistruara, 606 janë meshkuj dhe 483 janë femra.
Në muajin shkurt 2022 janë regjistruar gjithsej 1 966 kurorëzime (brenda dhe jashtë Kosovës).
Ndërkaq, janë regjistruar 122 shkurorëzime në këtë muaj.
ASK-ja do të vazhdojë me grumbullimin e të dhënave përmes pyetësorëve të veçantë statistikorë, për Lindjet DEM-1,Vdekjet DEM-2, Kurorëzimet DEM-3 dhe Shkurorëzimet SHK-1, sikurse deri më tani. Grumbullimi i të dhënave vazhdon të bëhet çdo muaj dhe do të shërbejë për krijimin e bazës së të dhënave, si dhe krahasimin me të dhënat administrative.
Burimi i të dhënave të këtij Buletini është Agjencia e Regjistrit Civil të Kosovës (ARC).