Statistikat e Lindjeve, Vdekjeve, Kurorëzimeve dhe Shkurorëzimeve, Nëntor 2021
Agjencia e Statistikës së Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat preliminare në baza mujore për Lindjet, Vdekjet, Kurorëzimet dhe Shkurorëzimet për muajin nëntor 2021
Këto të dhëna publikohen duke u bazuar në të dhëna administrative.
Sipas dispozitave ligjore mbi udhëheqjen e regjistrave themeltarë për Lindjet, Vdekjet, Kurorëzimet dhe Shkurorëzimet, rastet regjistrohen në mënyrë të obligueshme në regjistrat e lartë-cekur, në vendin në të cilin ka ndodhur ngjarja, pa marrë parasysh se personat me të cilët lidhet ngjarja, vendbanimin e përhershëm e kanë në atë vend ose në ndonjë vend tjetër.
Në muajin nëntor janë regjistruar 2 091 lindje (brenda dhe jashtë Kosovës), ku krahasuar me muajin tetor (2 325 lindje) ka rënie të numrit të lindjeve për (-10%). Prej këtyre lindjeve të regjistruara në muajin nëntor, 1 053 lindje janë meshkuj dhe 1 038 lindje janë femra.
Ndërsa, janë regjistruar gjithsej 871 raste të vdekjeve (brenda dhe jashtë Kosovës), ku krahasuar muajin nëntor me muajin tetor 2021 ka rënie të numrit të vdekjeve për (-12.%). Prej vdekjeve të regjistruara, 474 raste janë meshkuj dhe 397 raste janë femra.
Në muajin nëntor 2021 janë regjistruar gjithsej 1 366 kurorëzime (brenda dhe jashtë Kosovës), ku krahasuar me muajin tetor, ka rënie të numrit të çifteve të kurorëzuara për (-19%).
Kurse, krahasuar numrin e shkurorëzimeve të muajit nëntor me muajin tetor 2021, del se ka një rritje për 13%. Gjithsej janë regjistruar 156 raste të çifteve të shkurorëzuara.
ASK-ja do të vazhdojë me grumbullimin e të dhënave përmes pyetësorëve të veçantë statistikorë, për Lindjet DEM-1,Vdekjet DEM-2 Kurorëzimet DEM-3 dhe Shkurorëzimet SHK-1, gjatë këtij viti kalendarik, sikurse deri më tani. Grumbullimi i të dhënave vazhdon të bëhet çdo muaj dhe do të shërbej për krijimin e bazës së të dhënave, si dhe krahasimin me të dhënat administrative.
Burimi i të dhënave të këtij Buletini është Agjencia e Regjistrit Civil të Kosovës (ARC).