Statistikat e Lindjeve, Vdekjeve, Kurorëzimeve dhe Shkurorëzimeve, Mars 2022
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat preliminare në baza mujore për Lindjet, Vdekjet, Kurorëzimet dhe Shkurorëzimet për muajin mars 2022
Këto të dhëna publikohen duke u bazuar në të dhëna administrative.
Sipas dispozitave ligjore mbi udhëheqjen e regjistrave themeltarë për Lindjet, Vdekjet, Kurorëzimet dhe Shkurorëzimet, rastet regjistrohen në mënyrë obligative në regjistrat e lartë-cekur, në vendin në të cilin ka ndodhur ngjarja, pa marrë parasysh se personat me të cilët lidhet ngjarja, vendbanimin e përhershëm e kanë në atë vend ose në ndonjë vend tjetër.
Në muajin mars janë regjistruar 2 132 lindje (brenda dhe jashtë Kosovës). Prej këtyre lindjeve të regjistruara, 1 096 lindje janë meshkuj dhe 1 036 lindje janë femra.
Ndërsa janë regjistruar gjithsej 867 vdekje (brenda dhe jashtë Kosovës). Prej vdekjeve të regjistruara 492 janë meshkuj dhe 375 janë femra.
Në muajin mars 2022 janë regjistruar gjithsej 1 442 kurorëzime (brenda dhe jashtë Kosovës).
Shkurorëzime në muajin mars 2022 janë regjistruar 103 raste.
ASK-ja do të vazhdojë me grumbullimin e të dhënave përmes pyetësorëve të veçantë statistikorë, për Lindjet DEM-1, Vdekjet DEM-2, Kurorëzimet DEM-3 dhe Shkurorëzimet SHK-1, sikurse deri më tani. Grumbullimi i të dhënave vazhdon të bëhet çdo muaj dhe do të shërbejë për krijimin e bazës së të dhënave, si dhe krahasimin me të dhënat administrative.
Burimi i të dhënave të këtij publikimi është Agjencia e Regjistrit Civil të Kosovës (ARC).