Statistikat e Lindjeve, Vdekjeve, Kurorëzimeve dhe Shkurorëzimeve, Maj 2022

  • 15/07/2022

Agjencia e Statistikës së Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat preliminare në baza mujore për Lindjet, Vdekjet , Kurorëzimet dhe Shkurorëzimet për muajin maj 2022

Këto të dhëna publikohen duke u bazuar në të dhëna administrative.

Sipas dispozitave ligjore mbi udhëheqjen e regjistrave themeltarë për Lindjet, Vdekjet, Kurorëzimet dhe Shkurorëzimet, rastet regjistrohen në mënyrë të obligueshme në regjistrat e lartë-cekur, në vendin në të cilin ka ndodhur ngjarja, pa marrë parasysh se personat me të cilët lidhet ngjarja, vendbanimin e përhershëm e kanë në atë vend ose në ndonjë vend tjetër.

Në muajin maj janë regjistruar 2 272 lindje (brenda dhe jashtë Kosovës). Prej këtyre lindjeve të regjistruara, 1 201 lindje janë meshkuj dhe 1 071 lindje janë femra.

Ndërsa janë regjistruar gjithsej 838 vdekje (brenda dhe jashtë Kosovës). Prej vdekjeve të regjistruara, 443  janë meshkuj dhe 385 janë femra.

Në muajin maj 2022 janë regjistruar gjithsej 1 310 kurorëzime (brenda dhe jashtë Kosovës), kurse shkurorëzime janë regjistruar 1 463 raste.

ASK-ja do të vazhdojë me grumbullimin e të dhënave përmes pyetësorëve të veçantë statistikorë, për Lindjet DEM-1, Vdekjet DEM-2, Kurorëzimet DEM-3, dhe Shkurorëzimet SHK-1, sikurse deri më tani. Grumbullimi i të dhënave vazhdon të bëhet çdo muaj dhe do të shërbejë për krijimin e bazës së të dhënave, si dhe krahasimin me të dhënat administrative.

Burimi i të dhënave të këtij publikimi është Agjencia e Regjistrit Civil të Kosovës (ARC).