Statistikat e Lindjeve, Vdekjeve, Kurorëzimeve dhe Shkurorëzimeve, Janar 2023

  • 15/03/2023

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon të dhënat preliminare [1] në baza mujore për Lindjet, Vdekjet, Kurorëzimet dhe Shkurorëzimet për muajin janar 2023

Këto të dhëna publikohen duke u bazuar në të dhëna administrative.

Sipas dispozitave ligjore mbi udhëheqjen e regjistrave themeltarë për Lindjet, Vdekjet, Kurorëzimet dhe Shkurorëzimet, rastet regjistrohen në mënyrë të obligueshme në regjistrat e lartë-cekur, në vendin ku ka ndodhur ngjarja, pa marrë parasysh se personat me të cilët lidhet ngjarja, vendbanimin e përhershëm e kanë në atë vend, ose në ndonjë vend tjetër.

Në muajin janar janë regjistruar 2 111 lindje (brenda dhe jashtë Kosovës). Prej këtyre lindjeve të regjistruara, 1079 lindje janë meshkuj dhe 1032  lindje janë femra.

Ndërsa, janë regjistruar gjithsej 960 vdekje (brenda dhe jashtë Kosovës). Prej vdekjeve të regjistruara, 519 janë meshkuj dhe 441 janë femra.

Në muajin janar 2023 janë regjistruar gjithsej 1 988 kurorëzime (brenda dhe jashtë Kosovës), kurse shkurorëzime janë regjistruar 156 raste.

ASK-ja do të vazhdojë me grumbullimin e të dhënave përmes pyetësorëve të veçantë statistikorë, për Lindjet DEM-1, Vdekjet DEM-2, Kurorëzimet DEM-3, dhe Shkurorëzimet SHK-1, sikurse deri më tani. Grumbullimi i të dhënave vazhdon të bëhet çdo muaj dhe do të shërbejë për krijimin e bazës së të dhënave, si dhe krahasimin me të dhënat administrative.

Burimi i të dhënave të këtij publikimi është Agjencia e Regjistrit Civil të Kosovës (ARC).

[1] Shfrytëzuesve të të dhënave u rekomandohet, që këto të dhëna të merren si të dhëna preliminare dhe jo si të dhëna përfundimtare.