Statistikat e Lindjeve, Vdekjeve, Kurorëzimeve dhe Shkurorëzimeve, Dhjetor 2021
Rritje e statistikave vitale
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat preliminare në baza mujore për Lindjet, Vdekjet, Kurorëzimet dhe Shkurorëzimet për muajin dhjetor 2021
Këto të dhëna publikohen duke u bazuar në të dhëna administrative.
Sipas dispozitave ligjore mbi udhëheqjen e regjistrave themeltarë për Lindjet, Vdekjet, Kurorëzimet dhe Shkurorëzimet, rastet regjistrohen në mënyrë obligative në regjistrat e lartë-cekur, në vendin në të cilin ka ndodhur ngjarja, pa marrë parasysh se personat me të cilët lidhet ngjarja, vendbanimin e përhershëm e kanë në atë vend ose në ndonjë vend tjetër.
Në muajin dhjetor janë regjistruar 2 200 lindje (brenda dhe jashtë Kosovës), ku krahasuar me muajin nëntor 2021 ka ngritje të numrit të lindjeve për 5.2%. Prej këtyre lindjeve të regjistruara në muajin dhjetor, 1 140 lindje janë meshkuj dhe 1 060 lindje janë femra.
Ndërsa, janë regjistruar gjithsej 1 079 raste të vdekjeve (brenda dhe jashtë Kosovës), ku krahasuar muajin me muajin nëntor 2021 ka ngritje të numrit të vdekjeve për 23.9%. Prej vdekjeve të regjistruara 551 raste janë meshkuj dhe 528 raste janë femra.
Në muajin dhjetor 2021 janë regjistruar gjithsej 1 810 kurorëzime (brenda dhe jashtë Kosovës), ku krahasuar me muajin nëntor 2021 ka ngritje të numrit të çifteve të kurorëzuara për 32.5%.
Kurse, krahasuar numrin e shkurorëzimeve të muajit dhjetor me muajin nëntor 2021, del se ka një ngritje për 23.1%. Gjithsej janë regjistruar 192 raste të çifteve të shkurorëzuara.
ASK-ja do të vazhdojë me grumbullimin e të dhënave përmes pyetësorëve të veçantë statistikorë, për Lindjet DEM-1, Vdekjet DEM-2, Kurorëzimet DEM-3 dhe Shkurorëzimet SHK-1, gjatë këtij viti kalendarik, sikurse deri më tani. Grumbullimi i të dhënave vazhdon të bëhet çdo muaj dhe do të shërbejë për krijimin e bazës së të dhënave, si dhe krahasimin me të dhënat administrative.
Burimi i të dhënave të këtij Buletini është Agjencia e Regjistrit Civil të Kosovës (ARC).